Al Paçino sot ka ditëlindjen, ‘më i madhi’ i kinematografisë botërore feston 80-vjetorin

Alfredo James Paçino, ose siç e njohin të gjithë Al Paçino, sot feston 80-vjetorin e lindjes. Ai lindi më 25 prill 1940 në Nju Jork të SHBA-ve, nga prindërit James dhe Rose Paçino. Është aktor, regjisor dhe producent filmash, lindur në Amerikë, por me origjinë nga italiane.

Pas Marlon Brando, Al Paçino është konsideruar si aktori më i mirë në kinematografinë hollivudiane.

Paçino kaloi një fëmijëri të vështirë, si nga ana sociale dhe ekonomike. Problemet në shkollë ishin të shpeshta për të, madje ka qenë edhe ngelës. Nga fundi i viteve 60 filloi të studioj për aktrim në tetaër me Lee Stasberg, i cili dalloi një talent të veçantë të Paçinos në recitim. Ai vuri re se djaloshi kishte një zell të madh për t’u bërë dikush në jetë dhe për t’u larguar nga jeta e varfër.

Me filmin ‘Me Natalie’ shënon fillimin e karrierës së tij, ndërkohë pas tre vitesh, në 1972 realizoi filmin të cilin e futi “kokë e këmbë” në kinematografi, duke i premtuar një karrierë të suksesshme. Ishte filmi ‘The Godfather’, ku ka luajtur së bashku me Marlon Brando. Triologjia ‘The Godfather’ është ndër më të njohurat në të gjithë botën.

Aktrimi i Paçinos në serinë e parë të ‘Kumbarit’ ishte premtues, duke ardhur dy vite më pas, në 1974 me serinë e dytë. Ishte një aktrim brilant i Paçinos, aktrim që i dha atij biletën për t’u ngjitur në majë, me më të mirët e hollivudit.

Pas nëntë vitesh, Al kishte realizuar pesë filma, jo shumë të bujshëm. Në 1983 ai u bë ylli i televizionit në të gjithë botën. Padyshim filmi Scarface e bëri Al Paçinon “princin” e kinematografisë botërore, duke vijuar më tej me shumë filma të tjerë.

Al numër plot 56 filma të realizuar, ku i fundit është në vitin që lamë pas 2019, ‘The Irishman’, me kolegun e tij, të madhin Robert de Niro.